Militantë të Rithemelimit dhe të Partisë së Lirisë kanë hedhur molotov në drejtim të bashkisë së Tiranës, duke rrezikuar jetën e efektivëve të policisë.
Efektivët kanë ndërhyrë për të shuar zjarrin. Ndërsa raportohet se një efektiv ka humbur ndjenjat.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tij, teksa një numër i lartë efektivësh e kanë rrethuar në momentin që ka rënë në tokë.