Ka përfunduar pak orë më parë numërimi i kadidatëve për deputet në Shkodër. Në këtë qark mandatet janë ndarë 5 për Partinë Demokratike, 3 për Partinë Socialiste, 1 për LSI dhe dy PSD.
Kadidati më i votuar nga të gjithë kandidatët për deputetë është Tom Doshi, i cili hoqi dorë nga mandati kur sapo kishte nisur numërimi i votave. Doshi ka arritur të marrë 7.886 vota.
Nga Partia Demokratike më i votuari është Helidon Bushati me 6.743 vota. Nga Partia Demokratike kanë arritur të sigurojnë mandatin Helidon Bushati, Zef Hila, Ramadan Likaj, Greta Bardeli dhe Emilja Koliqi, ndërsa kanë mbetur jashtë vijës së kuqe Bardh Spahia e Nard Ndoka, të cilët po ashtu nuk kanë thyer dot herësin.
Partia Socialiste ka arritur të marrë tre mandate, duke shkuar me tre deputetë në Parlamentin e ri; Paulin Sterkaj, Benet Beci dhe Edona Bilali, ndërsa jashtë listës ka mbetur ish-ministri Ilir Beqaj.
Më i votuara në PS ishte Paulin Sterkaj me 7.335 vota.