Një përpjekje pa precedent nga një trupë e pazgjedhur e Bashkimit Europian për të ndryshuar politikën kombëtare në Poloni, të supozuar si një hap në “shtetin e të drejtës”, do të dështojë, përderisa Hungaria refuzoi sanksionet.

Komisioni Europian po përpiqej që të zgjidhte masat e reformës të prezantuara nga partia konservatore “Ligj dhe Drejtësi” për të “asgjësuar korrupsionin dhe trashëgiminë komuniste”.

Para se të largohej nga zyra, partia eurofile “Platforma Civile” që i dha Bashkimit Europian presidentin e fundit Donald Tusk, u përpoq që ta mbushte Gjykatën Kushtetuese me gjykatës që simpatizonin partinë. Partia konservatore Ligj dhe Drejtësi e anuloi emërimin e  tyre dhe i zëvendësoi kandidatët që propozonte partia eurofile, në përpjekje për të arritur në një balancë të nevojshme.

Këto veprime e shtynë Bashkimin Europian që të shpallnin një investigim ndaj “demokracisë së shtetit të të drejtës” në Poloni. Masat ndëshkuese ishin kërcënuese në qoftë se qeveria e zgjedhur nuk do të riformulonte politikat e saj në të njëjtën linjë me kërkesat e BE para fundit të 27 shkurtit 2017.

Edhe pse BE bëri thirrje që të gjithë shtetet anëtare të qëndrojnë të bashkuara dhe kur Polonia ishte duke u ndëshkuar, qeveria populiste e Hungarisë bëri të qartë se do tgë qëndrojnë përballë çdo sanksionesh kundër Polonisë, që kërkonte unanimitet.

Kryeministri hungarez Viktor Orbán dhe kruyytari i Partisë Ligj e Drejtësi Jarosław Kaczyński në Poloni, kanë premtuar që të drejtojnë “kundër- revolucionin kulturor” në bllokun e BE.

/Veritas.com.al/