Hungaria ka bllokuar ndihmën prej 50 miliardë euro të Bashkimit Europian për Ukrainën, vetëm disa orë pasi pranoi të hiqte veton për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit.
“Përmbledhje e turnit të natës: veto për paratë shtesë në Ukrainë,” tha kryeministri hungarez Viktor Orban pas bisedimeve të së enjtes në Bruksel.
Udhëheqësit e BE thanë se negociatat e ndihmës do të rifillonin në fillim të vitit të ardhshëm.
27 liderët e Bashkimit Europian vendosën të enjten të hapnin negociatat e pranimit në union për Ukrainën dhe Moldavinë. Ndonëse paraprakisht lajmëroi një veto, kryeministri hungarez Viktor Orban u tërhoq.
“Ukraina nuk është realisht e aftë të nisë negociatat, por për shkak të luftës, për arsye gjeostrategjike, le të themi politike, duhet të hapin negociatat me ta.
Unë mendoj se ky është një gabim. Ne po shkatërrojmë Bashkimin Europian“, tha Orban.