Hungaria deri tani nuk ka marrë kërkesë zyrtare nga Maqedonia për ekstradimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, ka bërë të ditur kabineti i kryeministrit hungarez Viktor Orban.

Nga Ministria e Drejtësisë kishte një deklaratë dje për MIA (agjencia zyrtare e lajmeve) se dokumentet e nevojshme për ekstradimin përpilohen pasi tek ta arrin lajmërim nga Ministria e Punëve të Brendshme se Gruevski gjendet në Hungari.

Për ekstradimin e Gruevskit nevojiten dokumente nga gjykata apo vendim i plotfuqishëm për përshkrimin e veprës dhe vjetrimit të ndjekjes penale apo kryerjes dhe kërkesës së gjyqit deri te organi kompetent në shtet ku duhet të veprohet për ekstradimin.

Gruevski i akuzuar me dy vite burg për blerjen e “Mercedesit” luksoz ka ikur në Budapest ku ka kërkuar azil politik.

Nga shërbimi I shtypit i Kabinetit të kryeministrit Orban dje kanë njoftuar se autoritetet hungareze e shqyrtojnë kërkesën për azil.

“Duke marrë parasysh atë se dhjetë vite ishte kryeministër, për shkaqe sigurie autoritetet hungareze I lejuan Nikolla Gruevskit që kërkesën për azil ta parashtrojë dhe të dëgjohet në selinë e Zyrës për migrim dhe azil në Budapest. Zyra do të zbatojë procedurë për vlerësimin e kërkesës për azil në pajtim me të drejtën hungareze dhe ndërkombëtare”, thuhet në kumtesë.

Veritas.com.al/