Hungaria nuk autorizon kalimin tranzit të armëve për në Ukrainë, Viktor Orban: Në interes të qytetarëve tanë të mbetemi jashtë kësaj lufte
Armët e destinuara për në Ukrainë nuk do të kalojnë tranzit nëpër territorin hungarez. Kryeministri Viktor Orban deklaroi: “Kemi vendosur që nuk do të pranojmë këto dërgesa”. Hungaria kufizohet me Ukrainën për 140 kilometra dhe vendimi, shpjegoi kryeministri, lidhet me praninë e mbi 100,000 qytetarëve nga Hungaria në rajonin e Ukrainës perëndimore të Zakarpattia.
“Siguria e tyre do të vihej në rrezik. Është në interes të qytetarëve hungarez që Hungaria të mbetet jashtë kësaj lufte”, shtoi ai.