Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka përmbledhur arritjet e Shqipërisë gjatë vitit 2024. Gjatë fjalës së tij në një konferencë për mediat, ministri Hasani ka shprehur dhe objektivin për vitin e ardhshëm: Hapja e të gjithë grup-kapitujve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Igli Hasani: Viti që po lëmë pas ka qenë i suksesshëm për Shqipërinë dhe diplomacinë tonë, kemi rritur angazhimet në OKB, si dhe kemi ngritur më lart interesat e shqiptarëve kudo në botë. Në një vend me potenciale të rëndësishme. Viti 2024 filloi me angazhime për Shqipëri. Moment historik ishin mbajtjet e 2 konferencave ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë. Shënuan një fazë të re të anëtarësimit të vendit tonë në BE. Objektivi ynë, në vitin 2025 synojmë të hapim të gjithë grup-kapitujt, ndërsa në fund të vitit 2027, t’i mbyllim të gjitha negociatat teknike dhe të jemi gati për anëtarësim në BE në vitin 2030.

Më tej, ministri Hasani ka vënë theksin tek mbështetja e Shqipërisë për Kosovën teksa ka thënë se mbetet prioriteti ynë kombëtar.

Igli Hasani: Kosova mbetet pritoriteti ynë kombëtar. Ne do të vazhdojmë të japim mbështetje për Kosovën. Kemi mbështetur dialogun e ndërmjetësuar mes Kosovës dhe Serbisë, i domosdoshëm për stabilitetin në rajon. Shqipëria inkurajon palët për arritjen e një marrëveshje që do të sigurojë një paqe të qëndrueshme. Kemi mbështetur vazhdimisht Kosovën. Shqipëria dënon me forcë çdo formë dhunën dhe terrorizimin në territorin e Kosovës. Kemi bërë thirrje për qëndrime të forta për të luftuar aktet e terrorit. Ne vazhdojmë të angazhohemi për të drejtat e shqiptarëve në rajon. Mbështesim fuqishëm Ukrianën në këtë periudhë të vështirë, duke riafirmuar mbështetje të plotë për Ukrainën.

Gjatë fjalës së tij, Hasani është shprehur se 2025-a do të jetë një vit sfidash dhe mundësish teksa është shprehur se gjatë vitit të ardhshëm do të hapen disa ambasada shqiptare të reja në vende të botës.

Igli Hasani: Viti 2025 do të jetë një vit sfidash dhe një vit mundësish. Organizimi i samitit në Maj 2025, do të jetë një ngjarje e rëndësishme. Ky samit që do të mbahet për herë të parë në Tiranë, simbolizon një hap të madh dhe mundësinë për të marrë përsipër organizimin e ngjarjeve të nivelit të lartë. Jam i sigurtë, që edhe angazhimi do të jetë i atillë që të gjitha eksperiencat do të kontribuojnë në makimum. Në 2025 do të kemi hapjen e ambasadave të reja. Për rritjen e mundësive, do të ketë një kontribut dhe në vijim për angazhimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *