Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar disa urdhër arreste në lidhje me hetimet që po zhvillohen për inceneratorin e Tiranës.
Deri tani mësohet janë 8 urdhër arreste mes te cilëve, Dashamir Ymeraj, Denisa Tollkuçi, Endrit Habilaj, Renardo Nallbani dhe Ilir Dedja.
ABC News mëson se të gjitha masat e sigurisë janë ‘arrest me burg’, ndërsa akuzat për pastrim parash dhe grup i strukturuar kriminal.
Gazetari Ermal Vija, në një lidhje të drejtpërdrejtë për ABC News, raportoi se “Deri më tani SPAK ka kërkuar 8 masa dhe këto janë miratuar nga gjykata. Është një operacion që po vijon ende. Nga burimet kemi mësuar se janë zbatuar disa masa sigurisë. Do të presim orët në vijim për një informacion zyrtar nga ana e policisë. Veprat penale që arrestohen janë pastrim parash dhe për grup të strukturuar kriminal.”
Kujtojmë se në gusht të 2023 Inceneratori i Tiranës u sekuestrua nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.