Nga burime të brendshme të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, që po zhvillohet në këto momente, mësohet se sapo ka ndodhur një incident i rëndë.
Jemin Gjana ka tentuar të godasë fizikisht zonjën Valbona Mezini, anëtare e Kryesisë.
Jemin Gjana- ish deputet dhe ish ministër i PD në vite, në zgjedhjet e fundit brenda PD që u konsideruan ‘farsë’, zoti Gjana ishte kryetar i Komisionit të zgjedhjeve. Gjatë kësaj periudhe u shfaq si një njeri i lidhur ngushtë me Bashën dhe fitoren e tij, aq sa edhe e diskreditoi zgjedhjen e Bashës në krye të PD me 98 përqind të votave.
Incidenti i rëndë thuhet se ka ndodhur për shkak se disa anëtarë të Kryesisë, mes tyre edhe zonja Mezini, kanë kërkuar shpjegime mbi fushatën dhe rolin e komisionit të zgjedhjeve në PD.
Burimet thonë se është dashur ndërhyrja e deputetëve të pranishëm për të shmangur përplasjen fizike. Gent Strazimiri dhe truproja e Lulzim Bashës mësohet se kanë qenë të parët që kanë ndërhyrë për të shmangur përplasjen fizike.
(UPDATED)
Lajmin po e konfrimojnë disa media, si Balkanweb, Panorama, Ora News, Syri.net, eth. Por Partia Demokratike akoma nuk e ka bëre transparencën e këtij akti pa precedent që ka ndodhur më shumë se një orë më parë)
Veritas.com.al/