Drejtori i Përgjithshëm i Objekteve Publike në Bashkinë e Tiranës, Feti Fanaj, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 39 vjeçare, pas një beteje të gjatë me Covid-19.
Lajmin e hidhur e ka bërë me dije kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili përmes një dedikimi prekës në rrjete sociale, shkruan se ai ishte një mik ideal dhe një njeri punëtor.
“Fetiu ishte një mik ideal, një baba i jashtëzakonshëm i Mishelit të vogël. Nga ata njerëz punëtorë që i dha kaq shumë Tiranës, kuronte çdo ditë, me po të njëjtin pasion, çdo detaj të shkollave, kopshteve dhe çerdheve tona publike. I kudogjendur, i palodhur!
U prehsh në paqe i dashur Feti, vëlla i pazëvendësueshëm për të gjithe ne! Ngushëllime Nidës së re e nënës së tij hallemadhe, që sapo humbi edhe të shoqin. Nuk do t’ju lëmë kurrë vetëm”, shkruan Veliaj.
Në mesazhin e ndjerë për bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, Veliaj vijon duke shkruar se ai do të kujtohet nga të gjithë ata që punuan me të si i kudogjendur dhe i palodhur.
Fanaj ishte dërguar në spital në Turqi për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar, por fatkeqësisht nuk ka mundur ta fitojë këtë betejë.
VERITAS.COM.AL/