Kim Jong-un, lider i Koresë së Veriut dyshohet se vuan nga një sëmundje “Roid Rage”, madje besohet se po kurohet dhe për këtë merr prej kohësh trajtim të posaçëm me ilaçe.
Mjekët besojnë se ilaçet e forta që po merr diktatori koreano-verior mund ta kenë çekuilibruar atë nga mëndja, ose ka rrezik që kjo sëmundje të përshkallëzohet.
Ekspertët e mjekësisë shtojnë se kjo diagnozë mund të shpjegojë arsyen se përse diktatori i Koresë së Veriut ka trembur botën gjatë kohëve të fundit për nisjen e një luftë bërthamore.
Spekulimet në mbarë botën kanë nisur të shtohen. Kim besohet se po trajtohet me asteroide “gout”,” – i tha Dr. Positano “PageSix.com”.
Steroide të tilla përdoren kur njerëzit mund të irritohen, humbin arsyen dhe veçanërisht kur janë agresivë.
“Gout” sëmundje që shkaktohet nga rritja e acidit urik në nyje, veçanërisht te këmbët shkakton më tej dhimbje akute “si një thikë që kalon nëpër gishtin e madh”, tha Positano.
Tirani i Koresë së Veriut thuhet se është i lidhur me Emmentalin dhe verën e kuqe të frikshme frënge dhe sëmundja e ka prekur aq shumë saqë ka shtuar peshë dhe tani ecën me vështirësi.
Djathi dhe vera e kuqe janë të njohura si shkaktare kryesore të kësaj lloj sëmundje, aq sa tani ekziston frika se nga veprimet e trajtimit të tij mund të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore, raporton “The Sun”.
Këtë lloj djathi që përdor sot, Kim Jong Un e ka pëlqyer që kur ishte student në Zvicër.
(Vijon)