Tetë persona që qe ndodheshin ne shtepite e kujdesit për të moshuarit në Florida që mbeten pa energji për disa ditë, u gjetën të vdekur.

Kryetari i Bashkisë i qarkut Broward, Mayor Barbara Sharief tha se se tre persona janë gjetur të vdekur në Hollywood Hills.

Dhjetë milionë njerëz janë akoma pa energji në Florida, Georgia  dhe Carolinas pas uraganit Irma.

Irma, më parë la një varg shkatërrimesh në Karaibe, ku afërsisht 40 persona vdiqën.

Shefi i Policisë i Hollywood-it, Tomas Sanchez tha se objektet e Hollywood Hills janë mbyllur dhe policia po kryen hetime kriminale.

“Kjo mund të jetë e lidhur me humbjen e energjisë për shkak të stuhisë”, tha ai, duke shtuar se zyrtarët po kontrollonin çfarë mund të ketë ndodhur edhe në 42 objektet e tjerë te kujdesit per te pamundurit.

Objektet e Hollywood Hills nuk janë të vetmet objekte në Florida që mbetën pa energji.

Veritas.com.al/