Javier Solana, arkitekt i marrëveshjes bërthamore me Iranin, e ka të ndaluar tashmë të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ish- sekretari i ëprgjithshëm i Nato-s, Javier Solana i është refuzuar viza për hyrjen në territorin e Shteteve të Bashkuara për shkak të udhëtimit të tij të fundit në Iran- një nga vendet që ndodhet në listën e zezë nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara.

Solana, i cili ndihmoi negociatat për marrëveshjen bërthamore të Iranit gjatë periudhës kur ishte shef i politikës së jashtme në BE, kishte në plan që të fliste në një event të ‘Booking Institution’në Uashington. Por ka mësuar se se nuk i lejohet hyrja në Shtetet e Bashkuara pasi aplikoi për vizë elektronike si vizitor.

Sipas këtij sistemi, ata që kanë vizituar secilin nga shtatë vendet e listës së zezë- Irak, Siri, Iran, Sudan, Libi, Somali dhe Jemen- tani ose pas 1 Marsit 2011, janë të detyruar të aplikojnë për vizë.

“Është punë e një vendimi”, ka thënë Solana për televizionin Spanjoll  ‘Antena 3 TV’ ditën e HËnë. “Nuk mendoj se kjo është mirë, sepse disa njerëz kanë vizituar këto vende të komplikuara me qëllim që të mbahen gjallë negociatat”, tha ai.

Solana, i cili gjithashtu ka qenë ministër i Jashtëm i Spanjës, tha se ishte i ftuar në Iran në vitin 2013 për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit Rouhani.

“Shkova që të prezantoj të gjitha që janë përfshirë në negociata”, tha ai. “Do të shikoj si mund ta rregulloj këtë. Ky është kompjuter, në mënyrë alegorike- dhe nëse ju kemi qenë në Iran kohët e fundit, ju dilni jashtë sistemit menjëherë”.

Solana tha se shpreson ta zgjidhë këtë situatë aq shpejt sa të mund të jap kontributin tim intelektual në atë event në SHBA. “Më duhet të shkoj, sepse më duhet të punoj atje sepse jam profesor në disa universitete”, tha Solana.

Veritas.com.al/