Kryeministri Italian, Giuseppe Conte shpalli të Mërkurën gjendjen e jashtëzakonshme që mbulon rajonin rreth Genova, pas rënies së urës që vrau 39 persona dhe ndërpreu qytetin kryesor port me korridorin për në Francën jugore.
Kryeministri Conte, duke folur në një konferencë për shtypin në Genova, tha se shpalljen e emergjencës po e bën pas kërkesës së autoriteteve rajonale.
Ai gjithashtu vuri në shenjë operatorin e pagesave në rrugë, Autostrade, një grup i Atlantia, që operon në ura si pjesë e autostradës A10 ku ra ura.
Conte tha se firma është përgjegjëse për sigurimin nga rreziqet të urave dhe se qeveria është duke pritur rezultatet e hetimeve kriminale para se të veprojë.
Më parë ministri i transporteve tha se koncesioni i autostradës 10 mund të revokohet dhe se mund të gjobiten rëndë.
Veritas.com.al/