Në debatin për shtyrjen apo jo të datës së zgjedhjeve, që ka ndarë në dy kampe edhe deputetë të CDU/CSU-së në parlamentin gjerman, është përfshirë dhe Ambasadori italian, Alberto Cutillo. I pyetur nga të rinj, në një aktivitet në Shkodër mbi këtë çështje, ai thotë se marrja e një vendimi të tillë pa një marrëveshje politike do të ishte “një arnë edhe më e keqe se e grisura”.
“Në këtë pikë në Shqipëri rregullat janë kapërcyer dhe është e vështirë të thuhet çfarë është më normale të ndodhë, të bësh zgjedhje pa pjesëmarrjen e partive që nuk janë regjistruar apo të shtyhen zgjedhjet, gjë që do të kërkonte modifikim të Kushtetutës për afatet e parashikuara në një kohë të shkurtër. Kjo zgjidhje e dytë nënkupton që mund ekziston një marrëveshjeje, por unë sot s’kam ndonjë njoftim për ndonjë marrëveshje. Ndaj, të shtysh zgjedhjet pa patur fillimisht një marrëveshje politike do të ishte gabim, pasi sjell ndryshimin e Kushtetutës, duke lejuar kështu shtyrjen e vazhdueshme të zgjedhjeve dhe italianët e quajnë “te besh një arnë më te keqe se e grisura”.
Presidenti Meta shprehu gadishmërinë pak ditë më parë që të shtyjë datën e zgjedhjeve, në përputhje me vullnetin e shprehur të palëve politike, madje edhe të lerë mandatin, nëse i shërben një zgjidhje gjithëpërfshirëse. Por kryeministri Rama e ka bërë të qartë se ky është një opsioni i pamundur të ndodhe, pasi Partia Socialiste nuk do ta japë pëlqimin.
Veritas.com.al/