( Foto nga: LOIC VENANCE/AFP/Getty)/

Izraeli u largua zyrtarisht nga Organizata Arsimore, Shkencore dhe Kulturore e Kombeve të Bashkuara (UNESCO) në Ditën e Vitit të Ri, në shenjë proteste ndaj paaftësisë së agjencisë për të luftuar politizimin e saj dhe paragjykimin e thellë kundër Izraelit.

Shtetet e Bashkuara përfunduan tërheqjen e tyre nga agjencia kulturore e OKB-së në Paris, në të njëjtën kohë.

“UNESCO është një organ që vazhdimisht rishkruan historinë, duke përfshirë edhe fshirjen e lidhjes hebraike me Jeruzalemin,” tha ambasadori i Izraelit në OKB Danny Danon për Times of Israel në një intervistë përpara tërheqjes që erdhi në mesnatë me oren e Parisit (1a.m. në Izrael ).

“Është e korruptuar dhe e manipuluar nga armiqtë e Izraelit, dhe vazhdimisht veçon të vetmin shtet hebre për dënim. Ne nuk do të jemi anëtarë të një organizate që vepron qëllimisht kundër nesh. ”

Të dy vendet njoftuan vendimet e tyre në 2017, por sipas statutit të anëtarësimit të UNESCO-s, tërheqjet hyjnë në fuqi në fund të vitit të ardhshëm – në këtë rast pas tik takut te fundit të orës më 31 dhjetor 2018.

Largimi vjen pas një sërë vendimesh anti-izraelite nga organizata, duke përfshirë pranimin e Palestinës si një anëtare e përhershme në vitin 2011 dhe në korrik 2017 deklarimin se Varri i Patriarkëve – që konsiderohej vendi i dytë më i shenjtë në Judaizëm pas Mount Temple –te jete vendi Palestinez i trashëgimisë botërore në rrezik.

Një vendim tjetër i UNESCO-s nuk njohu sovranitetin e Izraelit mbi Jeruzalemin.

Kjo injoron faktin se disa nga faqet më të shenjta të judaizmit janë të vendosura në Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin lindor, duke përfshirë këtu edhe Malin e Tempullit dhe Murin Perëndimor në Jerusalem; Varrin e Patriarkëve dhe Matriarkëve në Hebron; dhe Varrin e Jozefit në Nablus.

Izraeli ishte bashkuar ne UNESCO më 16 shtator 1949 dhe është shtëpia e gjashtë vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, përfshirë Masada, Qytetin e Vjetër të Acre, Tempullin Bahai në Haifa dhe “Qytetin e Bardhë” të Tel Avivit. Times raporton se të gjitha do të mbeten në listë.

Shtetet e Bashkuara janë larguar nga UNESCO përpara.

Ajo u largua nga organizata nën presidentin Ronald Reagan në vitin 1984 lidhur me pretendimet se ajo kishte një paragjykim pro-sovjetik. SHBA u rikthye në vitin 2002 gjatë administratës së Bushit, por më vonë i preu fondet e veta per organizaten në vitin 2011 lidhur me vendimin për të pranuar “Palestinën”, e cila nuk është nje shtet.

Veritas.com.al/