Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, Juxhina Sotiri thotë se është herë e parë që nga viti 1988, që Irani del hapur në një konflikt me Izraelin.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Sotiri u shpreh se Irani pretendon të mbajë hegjemoninë në Lindjen e Mesme dhe të reduktojnë influencën e SHBA në rajon.

Sipas Sotirit, administrata e presidentit amerikan, Joe Biden po kalon vështirësi të mëdha.

“Irani del hapur në një konflikt me Izraelin që nga viti 1988. Është një strategji difenzive, është në mbrojtje. Irani nuk ka qenë në krye të konfliktit, por është aksi i rezistencës. Mesazhi është i qartë, jo vetëm për Izraelin por shkon më tej, edhe te SHBA. Përpiqen të reduktojnë influencën e SHBA në rajon. Dihet qartë që Hamas, është e financuar nga Irani, për herë të parë, Irani del ballazi, çon një mesazh te ta, që ne jemi së bashku në luftë. Frika e tij është se çfarë do të ndodhë më pas me Hamasin, a do të jetë Hezbollah një target i dytë? Ajo që është thënë për furnizmin nga Irani me dronë të Rusisë, Zelensky e ka pohuar që janë të njëjtët dronë. Kjo përpjekje e Iranit për të ndihmuar Rusinë, po shikohet sesi në Senat apo në Kongres po përshpejtohet nevoja për ndhmë financiare ndaj Ukrainës. Po shikohet që nuk kemi një zgjatim të luftës në Gaza dhe Ukrainë, por përshkallëzimi është real.

Izraeli, është hera e parë që është angazhuar në një konflikt të hapur. Irani nuk është i vetëm në atë rajon, pretendon për të mbajtur hegjemoninë rajonale. Houthis, po investohet fuqishëm edhe nga ana e Iranit. Përtej atij show dhe spektakli, u pa qartë që ishte i kontrolluar, i njoftuar më përpara, sytë nuk janë vetëm te Irani, por nga ajo leva që do të përdorin SHBA-të si aleati kryesor i Izraelit. Administrata Biden është një nga administratat që po kalon vështirësi të mëdha. Eskalimi më tej do të shihet në orët në vijim.

Frika më e madhe ishte Libani, Hezbollah eshte një nga grupet më të fuqishme në rajon. Në orët e sulmit, u panë incidente, Jemeni është gjithashtu vatër konflikti. Ka shtete të tjera si Jordania, ekonomia e dobët, por edhe numi i lartë i refugjatëve palestinezë, mund të kemi incidente në të ardhmen. Duhet të shohim në vazhdim edhe qendrimin e Arabisë Saudite”, theksoi ajo