(Arritur në Teksas për të mbështetur Ted Cruz në zgjedhjet afatmesme, presidenti i Shteteve të Bashkuara sulmoi demokratët duke i akuzuar se mbështesin “globalistët e  uritur për pushtet”).

 

Donald Trump mbërriti në Teksas për të mbështetur fushatën zgjedhore të Ted Cruz, armikut te vjetër qe tani kërkon ndihmen e presidentit të SHBA për tu ngjitur në votimin për zgjedhjet afatmesme.

Dhe banori i Shtëpisë së Bardhë, përpara nisjes për Hjuston, ka lëshuar disa mesazhe shumë të qarta. I pari është njoftimi per uljen e taksave ndaj klasës se mesme.

I kam kërkuar Kongresit një ulje të te re te taksave, do të ulim taksat për klasën e mesme me rreth 10%,do ta votojmë atë pas zgjedhjeve,” njoftoi presidenti amerikan. Për më tepër, udhëheqësi republikan donte të theksonte se kjo reformë fiskale do t’i drejtohet vetëm klasës së mesme. Ndërsa në manovrën e fundit kanë qenë kompanitë që përfituan nga ulja, tani, pas votimit të 6 nëntorit, do të jetë klasa e mesme: zemra rrahëse e elektoratit të Donald Trump.

Pastaj erdhi koha për takimin. Dhe në skenën e Cruz, presidenti i Shteteve të Bashkuara ka lëshuar një mesazh shumë të qartë për elektoratin e tij: “E dini se çfarë jam ? Jam nje nacionalist”. Është Trump në formatin elektoral, ai që arriti të anashkalojë jo vetëm rivalët e Partisë së Vjetër të Madhe, por edhe kandidaten demokrate Hillary Clinton. Një njeri i skenës që di të prekë telat e Amerikës së thellë. Dhe në Teksas, Donald ka mundur ta bëjë edhe falë një shteti që ka qenë gjithmonë një fortesë republikane.

Nga skena për kandidaturën e Cruz, presidenti i Shteteve të Bashkuara jo vetëm që e quajti veten “nacionalist”, por edhe sulmoi demokratët, qe sipas Trump, mbështesin “globalistët e korruptuar dhe të uritur për pushtet”. Fjalë që kanë ndezur turmën qe nxitoi për të dëgjuar Cruz dhe Trump, dikur armiq dhe tani të bashkuar për fitoren në Teksas. “Siç e dini, kemi pasur vështirësitë tona”, por sot Ted “është një mik i madh imi”, tha presidenti. “Jam i nderuar që Presidenti është këtu për të me mbështetur mua dhe për të mbështetur fushatën time. Mezi pres për të bërë fushatë me të në vitin 2020″, tha Cruz. Një kandidat I poshtëruar në mënyrë të përsëritur nga Trump, por qe tani ka nevojë të madhe për ndihmën e presidentit. Sondazhet i japin rivalit demokrat disa pike më poshtë republikanit. Dhe në Teksas, nuk mund te humbësh.

Veritas.com.al/