( FOTO: James Woods dhe Hillary Clinton.)

 Nga: Taryn Ryder / 

Pajisjet eksplozive drejtuar ish Sekretares së Shtetit Hillari Klinton dhe ish-Presidenti Barak Obama u kapën nga Shërbimi Sekret vonë natën e së martës dhe të mërkurën herët në mëngjes.

Zyrat e CNN në Nju Jork u evakuuan edhe pasi një paketë e dyshimtë u dërgua atje të mërkurën.New York Times raporton se të tre pajisjet ishin të ngjashme me bombën tub të gjetur të hënën në shtëpinë e miliarderit dhe donatorit me të madh te Demokrateve George Soros.

Natyrisht, reagimi i parë i të gjithëve është ndoshta, çfarë mendon për gjithë këtë James Woods aktori konservator i shpallur? E pra, ai ishte i lumtur t’jua njoftoje në Twitter.

Ylli 71-vjeçar i  filmit Kazino e ka hedhur tej incidentin si një “marifet i dukshëm politik”, duke thënë se askujt nuk i intereson aq shume për Clintons që t’i dërgoje atyre një bombë.

Pastaj ishte shumë e zakonshme për Woods, një përkrahës i zjarrtë i Presidentit Trump,te përplase demokratët dhe te dale kundër emigracionit. Ai gjithashtu e quajti Obamën një “klloun”.

Kur një përdorues i Twitterit e quajti Woods “patetik” për postimet e tij, aktori i nominuar nga Oskar shpërtheu me … një shaka “nëna jote”. Me të vërtetë.

Në shtator, Woods u pezullua nga Twitter për shkak të një memoje politike që ai e shperndau dhe refuzoi ta fshinte, duke inkurajuar njerëzit që të mos votonin në zgjedhjet afatmesme të këtij viti. Aktorit i është thënë se ka shkelur politikat e kompanisë dhe se tweetimi “ka potencial të jetë corientues në një mënyrë që mund të ndikojë në zgjedhje”. Atij ju lejua të kthehej dy javë më vonë. A ju ka munguar?

Veritas.com.al/