Gjykata e Lartë ka rrezuar kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për ekstradimin e Dritan Goxhajt. Pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Përgjithshëm që rrëzoi kërkesën për ekstradim të Goxchajt, prokuroria iu drejtua me rekurs Gjykatës së Lartë. Por gjykata vendosi mos pranim të rekursit duke lënë në fuqi vendimin e Apelit.

Vitin e kaluar, konkretisht më 31 korrik, Dritan Goxhaj u arrestua për qëllime ekstradimi. Procesi gjyqësor i tij zgjati mbi 70 ditë dhe Gjykata e Apelit vendosi mos ekstradimin e Goxhajt, madje arrestimi i tij u shpall i paligjshëm.

Dritan Goxhaj u arrestua  me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me qëllim ekstradimin e tij në Hagë.

Ish-luftëtari i UÇK-së u akuzua  se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës, por një akuzë e tillë është hedhur poshtë prej tij/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *