Nga: Joel B. Pollak/

-McCAin la amanet që presidenti Trump të mos marrë pjesë në funeral

Senatori John McCain (R-AZ) ndërroi jetë ditëne  Shtune, në 4:28 p.m., në moshën 81 vjeç, pas disa muaj në një betejë të gjatë me kancerin në tru.

McCain ka lindur në vitin 1936, në bazën e Marinës të Panamasë në Shtetet e Bashkuara. Ishte djalë dhe nip i oficerëve të Marinës në karriere. John u diplomua në Akademinë Detare të Shteteve të Bashkuara dhe shërbeu si pilot Marine në Luftën e Vietnamit.

MacCain u qëllua me armë në Hanoi në vitin 1967 dhe u burgos për pesë vjet e gjysmë. Ai u torturua nga Vietnamezët e veriut, të cilët e lanë përfundimisht të gjymtuar. Babai i tij ishte komandanti i të gjithë forcave amerikane në Vietnam.

Pasi u lirua nga burgu, John McCain nisi studimet në Kolegjin e Luftës Detare në Uashington, DC, ku u ngatërrua edhe me pikëpamjet mbi luftëne Vietnamit, ku përpunoi qëndrimin se dobësitë e politikës amerikane sollën edhe humbjen e luftës në Vietnam. Ky ishte mësimi që e ndoqi gjithë jetën McCain si politikan Amerikan, që nga Kongresi deri në politikën e jashtme.

McCain u emërua si ndërlidhës mes Marinës dhe Senatit në vitin 1977; dhe kjo e bëri të hyjë në rrugën e  politikës. Doli në pension në vitin 1981 dhe nisi garën për në Kongres, fillimisht në distriktin e Arizonas, ku edhe fitoi. Ai kundërshtoi ndërhyrjen amerikane në Liban, duke sfiduar presidentin Ronals Reagan; ai deklaroi se nuk kishte strategji të qartë për fitore. Parashikimi i tij doli korrekt, përderisa një vit më vonë terroristët dërguan një kamion- bombë në kampet e Marinës Amerikanë në Liban, ku u vranë qindra trupa paqeruajtës amerikan dhe francez.

Në vitin 1986, McCain fitoi mandatin e parë në Senatin e Shteteve të Bashkuara. Shpejt u gjet i përfshirë në një skandal financiar në një fondacion Huash dhe Sigurimesh me emrin Lincholn. Edhe pse gjyqi e nxori të pafajshëm, skandali e ndoqi si hije në gjithë karrierën e tij.

McCain  shpejt e zhvilloi reputacionin e tij si një rebel, duke e mohuar partinë e tij kudo ku flitej se partia është shumë e djathtë.

Në vitin 2000, McCain hyri në garë për President, duke zhvilluar një betejë të ashpër gjatë primareve në fushatë kundër guvernatorit të Texas, George W. Bush dhe ku fitoi New Hampshire; por humbi keqas në South Carolina.

Në Senat ai nisi të ndërtojë profilin e një reformatori. Arritja më e madhe e tij ishte fushata mbi ligjin financiar që mori emrin McCain-Feingold, dhe që zyrtarisht mori emrin ‘’Bipartisan Campaign Reform Act’ (BCRA), që kaloi në vitin 2002. Shumë Republikanë ishin thellësisht kritik kundër BCRA, të cilën e çmuan si formë të çarmatosjes së njëanshme  dhe fundin e fjalës së lirë. Pjesë të këtij ligji u zhvlerësuan si –jo- kushtetues vitin 2010.

McCain gjithashtu iu bashkua “Gang of 14,” ( Banda e të 14-ve), një grup bipartizan i senatorëve të cilët luftuan që të sigurojnë piratët pasi Republikanët kërcënuan të bllokonin përgjigjen e Demokratëve që tentuan të bllokonin emërimin zyrtar të presidentit Bush. Dhe  McCain vazhdoi të punojë me Demokratët, drejtpërdrejt me senatorin Ted Kennedy (D-MA), në propozimin e  reformës së emigracionit që u mbështet nga administrata, por që dështoi përfundimisht kur u kundërshtua nga të dy partitë.

Në vitin 2003, McCain iu bashkua maxhorancës bipartizane në Senat në mbështetje të Luftës së Irakut. Por ndryshe nga shumë të tjerë, që e abandonuan luftën si shkak që po rritej terrorizmi, McCain mbeti i përkushtuar për fitore. Duke u tërhequr nga idetë mbi Vietnamin, ai bëri thirrje që Shteteve të Bashkuara iu duhen trupa shtesë për të siguruar qytetet e Irakut, për të mundur celulat lokale të Al- Qaeda dhe për tú siguruar nga infiltrimi i terroristëve. Përderisa lufta po përkrahej nga njerëzimi gjithnjë e ma pak, ai u ndje virtualisht i vetmuar në qëndrimin e  tij.

Megjithatë, President George W. Bush u pajtua me të dhe lëshoi një “thirrje” në vitin 2007, për reduktimin e trupave të Shteteve të Bashkuara. McCain la mënjanë rivalitetin e tij të vjetër me Bush dhe u bë ‘’surrogat’ më i mirë i politikave të Shtëpisë së Bardhë.

Në vitin 2007, McCain nisi fushatën e dytë presidenciale. Ai u pa si kandidat me ‘qitje të largët’, veçanërisht pas fushata e tij humbi disa anëtarë kyç të stafit në vitin 2007. Ai kapi idenë se elektorati kërkonte ndryshim, dhe McCain bëri atë që i vetëm mes Republikanëve, nisi një numër rekord reformash. Fiti Neë Hampshire përsëri dhe njëkohësisht nominimin për kandidat.

Në zgjedhjet e përgjithshme u përball me kandidatin Barack Obama (D-IL), i cili kishte marrë një fitore spektakolare, mund të themi brutale- fitore kundër senatores Hillary Clinton (D-NY)  të asaj kohe për primaren brenda Demokratëve. McCain mori një vendim kontraversal për të mos e atakuar Obamën për lidhjet e tij të thella me predikuesin racist të Çikagos, Jeremiah Wright — ndoshta edhe për shkak të një lëshimi në një faj të mëparshëm kur McCain kundërshtoi emërtimin si festë publike të ditës së Dr. Martin Luther King, Jr.

McCain ndoqi Obamën gjatë gjithë verës së vitit 2008. Por i vuri kushte Obamës në forumin e besimeve fetare që u thërrit nga pastori Rick Warren, dhe atëherë ngriti më këmbë gjithë fushatën duke emëruar guvernatoren e Alaskës, Sarah Palin si zëvendës- presidente nëse do të fitonte zgjedhjet. Kjo ishte gruaja e parë amerikane që merrte biletë për në presidencën Amerikane. Palin, si mike ‘rebele’ e një të godituri për korrupsion, e kapi imagjinatën e publikut dhe shumë shpejt u bë tërheqëse për gratë votuese amerikane të cilat ishin zhgënjyer nga humbja e Hillay Clinton.

Por çifti McCain-Palin zgjati vetëm për pak kohë. Media e trajtoi Palin armiqësisht. Dhe atëherë, në mes të Shtatorit, kriza globale financiare goditi gjigandin e Wall Street-it, Lehman Brothers. Obama që kishte kritikuar performancën ekonomike të presidentit Bush për disa muaj me radhë, u duk se kishte qenë parashikues i saktë.

McCain e la në rrugë fushatën dhe njerëzit që kishte angazhuar, e anuloi fushatën dhe u kthye në Uashington DC ku mbështeti programin për një fond prej 700 miliardë dollarë në formën e ‘Troubled Assets Relief Program (TARP)’, i cili u kritikua si nga konservatorët edhe liberalët. Obama gjithashtu ishte në favor të TARP, por që nga ky moment ata u bënë gati për debatin e parë presidencial, ku nuk u pa ndonjë ndryshim mes kandidatëve. Obama shkoi me lehtësi drejt fitores.

Qarqet e establishmentit të partisë akuzuan Palin për humbjen e McCain, megjithëse ajo dha kontribute për kthimin e votuesve konservatorë në zonat ku McCAin nuk kishte mundur të krijonte lidhje. Në fakt McCain shprehu keqardhje. Në këtë moment, Mc Cain shprehu keqardhje pse kishte zgjedhur Palin në vend të një kandidati demokrat të kthyer në “i pavarur”, Senatori  Joe Lieberman i Connecticut, i cili kishte qenë nominuar si zëvendës- president i palës Demokratike nëse Al Gore do të fitonte në vitin 2000.

Të kthehemi te Senati… McCain mbeti thellësisht kritik ndaj politikave të jashtme të Obamës, kur administrata e re mbështeti largimin nga angazhimet e vendt në Irak, duke krijuar një vakuum për regjimin Iranian dhe grupet terroriste si ato të ashtuquajtura Shteti Islamik.

Por McCain mbeti një rebel dhe iu bashkua “Gang of Eight” ( Bandës së të Tetëve) në propozimin e një ligji të ri mbi reformën e emigracionit- pavarësisht se duke garuar përsëri në vitin 2010 premtoi “ndërtimin e një muri”përgjatë kufirit mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës. Propozimi vdiq përfundimisht në saje të oponencës së konservatorëve në Kongres.

Në vitin 2015, McCain ishte thellësisht kritik ndaj Donald Trump, i cili kishte nisur garën për president me platformën e një opozite të fortë ndaj emigracionit ilegal. Në përgjigje, Trump përdori një thënie të vetë McCain në luftë: “I like people who weren’t captured.” ( Më pëlqejnë njerëzit që nuk kanë qenë të pa kapur).

Kjo ndezi një armiqësi që nuk mbaroi kurrë. McCain, shumë i vendosur, me ‘gishtin e madh poshtë” dramatik, votoi për të mundur përpjekjet që të anulohej Obamacare në korrik 2017- i perceptuar botërisht si një akt i motivuar nga hakmarrja personale.

McCain u njoftua se kishte kancer në tru në korrikun e kaluar, por vazhdoi të punojë në Senat pasi mori trajtimin mjekësor. Gjendja e tij u përkeqësua muajt e fundit, dhe u kthye për pushime në Arizona, në shtëpinë e tij, i rrethuar nga miqtë dhe familja. Familja e tij njoftoi në 24 gusht se McCain e përfundoi trajtimin mjekësor.

McCain ka lënë pas gruan e tij, Cindy McCain (née Hensley), gruan e tij të parë, Carol Shepp McCain; shtatë fëmijë, dhe mamanë e tij të frikshme, Roberta, e cila është akoma e gjallë në moshën 106 vjeç.

Shoqëria e afërt e Senatorit të sëmurë e bënë të qartë gjatë ditëve të fundit para se të vdiste, se McCain nuk donte që presidenti Trump të marrë pjesë në funeralin e  tij.

John McCain do të mbahet mend për shumë gjëra- për durimin e tij heroik në luftën e Vietnamit, pasionin për reformat, luftërat brenda partisë së tij dhe mbështetjen për ushtrinë.

Por ndoshta tributi më i paharrueshëm vjen prej kolumnisti konservator, Charles Krauthammer, i cili, pas humbjes së McCain në zgjedhjet e vitit 2008, shkroi: “Ai duhet të- dhe do të-  mbahet mend si i nominuari presidencial  më i denjë për të bërë baltë çmimin”.

 

 *Joel B. Pollak është editor i vjetër në Breitbart News. Ai është emëruar si një nga “më influencuesit” e njerëzve në mediat e lajmeve në vitin 2016. Ai është bashkë- autor i librit “Si fitoi Trump”. Në Twitter: @joelpollak.