Reuters Mars 23, 2020,
LONDER (Reuters) – Kryeministri Britanik Boris Johnson dhe Presidenti Kinez Xi Jinping ranë dakord të punojnë përmes G20 për të mbështetur ekonominë globale dhe vendet vulnerabile gjatë pandemisë koronavirus, tha zyra e Johnson në një deklaratë.
“Kryeministri dhe Presidenti ranë dakord për nevojën më të gjerë për bashkëpunim ndërkombëtar në vazhdim, veçanërisht përmes G20, për të shkëmbyer ekspertizë, për të mbështetur sistemin ekonomik global dhe për të forcuar aftësinë e vendeve vulnerabël për të trajtuar virusin,” tha një zëdhënës.
“Të dy udhëheqësit vendosën të punojnë për të siguruar që njohurite në lidhje me masat më efektive të shëndetit publik, të ndahen midis vendeve.
VERITS.COM.AL