Nga Misela Patrioti

Disa njerëz e kanë më të lehtë se disa të tjerë të flasin përpara një audience të madhe. Një nga elementet kryesorë është që të keni besimin e duhur në vete dhe të jeni të sigurt në atë që ju do të thoni. Nëse flasim për një folës që ka një audiencë të lartë në koferencë, atëherë dëgjuesit do të lodhen nëse ai nuk mundet të tërheq vëmendjen e tyre pas çdo fjalie që thotë. Disa folës janë karizmatik dhe angazhohen në fjalimin e tyre, kështu që dëgjuesit nuk numërojnë minutat e tij, dhe as nuk largohen nga salla.

Çdo folës përpara se të dalë për një konferencë duhet t’i drejtojë vetes tre pyetje:

Çfarë dua unë që ata të dinë?

Si dua unë që ata të ndihen?

Përse do ju shërbej ky informacion që do ju jap unë?

Përpiquni që të shkruani një fjalim i cili 30 sekondat e parë të tërheqë vëmendjen e audiencës, që 30 sekondat e fundit ata të mbajnë mend pikat kryesore të asaj çfarë keni thënë ju. Mësoni se çfarë e motivon këtë audiencë, çfarë interesash kanë ato, në këtë mënyrë ju do të ndjeheni më të afërt me ta dhe problemet e tyre, do të zgjoni kureshtjen e tyre. Përvetësojeni materialin , tregohuni energjik dhe transmetoni pozitivitet. Shikojini njerëzit në sy dhe shikoni mimikat dhe shprehitë e tyre, që të kuptoni nëse po ju ndjekin, nëse janë dakort me atë që po thoni. Këmbëngulni te mesazhi që doni të përçoni, shpreheni në forma të ndryshme duke e perifrazuar atë. Por mos harroni,sa më I qartë dhe I shkurtër fjalimi , aq më të suksesshëm do të jeni.

Gjestikulacionet

Qëndrimi është shumë i rëndësishëm në momentin që ju po flisni në një konferencë. Sytë, tiparet e fyyrës dhe çdo pjesë tjetër e trupit shprehin personalitetin tonë. Sot gjestet shoqërojnë vazhdimisht fjalët që ne themi, por në kultura të ndryshme kanë rëndësi të ndryshme, dhe simbolika të shumëllojshme. Përpiquni që mos përdorni shumë gjeste gjatë fjalimit tuaj, pasi ju do t’I shpërqëndroni njerëzit, vëmendja e tyre do të zhvendoset nga fjalët tuaja, në atë që ju po bëni, si lëvizja e këmbës, lëvizja e duarve etj.

Gjestet mund t’ju ndihmojnë që të shpjegoni më mirë atë që ju po thoni, por dhe mund të zhvendosë vëmendjen siç e thamë dhe më sipër. Disa gjeste shprehin dhe pasigurinë tuaj, të tjera janë simbolika të karakterit tuaj, është një gamë e gjerë shpjegimesh për to. Madje shumë figura publike, sidomos personazhe politikë përdorin disa gjeste të cilat janë shpjeguar dhe nga analistë të ndryshëm, se çfarë mesazhi përcjellin ato me këto lëvizje të gjymtyrëve. Jini të lirshëm dhe të sinqertë me ata, mos u përpiqni të silleni ai/ajo që nuk jeni, njerëzit bezdisen nga hipokrizia, atyre I pëlqen orgjinaliteti.