(FOTO: Jean- Claude Junker duke folur në Konferencën e PPE, Maltë)/

Sipas agjencisë Association Press (AP), Presidenti  i Komisionit Evropian, Jean-Claud Juncker,  deklaroi të enjten se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump duhet “të pushojë së duartrokituri” për shkak të Britanisë së Madhe, për shkak të Brexit, dhe të mbështesë daljen e vendeve tjera nga Bashkimi Evropian,.

Juncker gjatë fjalimit në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane, e cila po mbahet në Maltë, kërcënoi se do të kthejë goditjen nëse Trump nuk ndalon me këtë.

“Nëse vazhdon ashtu, do të angazhohem për ndarjen e pjesëve të Amerikës, për pavarësinë e Ohajos dhe Ostinit në Teksas”, tha Juncker në konferencë.

Juncker tha se është i irrituar pasi Trump “është i lumtur për shkak të Brexit”, dhe se ka kërkuar edhe nga vendet tjera të Unionit të veprojnë njësoj.

Trump një ditë pas Brexit, atëherë kandidat Republikan për zgjedhjet presidenciale, nga Skocia kishte thënë se fitorja e Brexit është gjë e madhe për Britanikët, pasi me Brexit banorët e “Britanisë së Madhe kanë kthyer shtetin e tyre”.

/Veritas.com.al/