Nuk ka gjasa se mund të shuhet shoprejt zjarri që ka përfshirë kilometra të tërë me pyje që nga fshatrat malorë të Lezhës e deri në Vaun e Dejës afër Shkodrës. Megjithëse janë dërguar forca të armatosura në ndihmë të banorëve që janë angazhuar në punë për fikjen e zjarrit, mundësitë për shuarjen e  tij duken ene të vogla.

Nga qyteti i Lezhës duket e pamundur që të dërgohen forcat zjarrfikëse, për shkak se rruga për në fshatin  largët Ungrej është e pasigurt për transportin e zjarrfikësve, siç  thuhet në komunikatat për media. Njoftohet se në Vaun e  Dejës kanë mundur të shpëtojnë nga djegia katër banesa që ndodheshin në një rrezik ekstrem.

Ministre e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka fajësuar banorët për zjarrin. “Kjo është papërgjegjshmëri e njerëzve”, ka thënë ajo në emër të qeverisë.

/Veritas.com.al/