Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar në lidhje me raportin e Agjencisë së Kadastrës për zyrën e Durrësit, e cila është një ndër më problematiket dhe dyshohet për krime të shumta që kanë të bëjnë me tjetërsimi ne pronave të bregdetit.

 Në një postim në llogarinë e saj në Twitter, ambasadorja amerikane Yuri Kim shprehet se tashmë priten hapa konkretë për të vënë përgjegjësit para drejtësisë. Sipas kryediplomates amerikane, hapat e tillë do të tërheqin më shumë investime, përfshirë edhe nga SHBA.
 “Mirëpresim raportin e sinqertë të Agjencisë së Kadastrës në lidhje me mangësitë dhe krimet e mundshme në Durrës. Ne presim hapa konkretë për përgjegjësit, për të rritur transparencën dhe për të mbyllur mundësitë për korrupsion kur bëhet fjalë për regjistrimin e pronave në Durrës dhe në Shqipëri. Hapat e tillë do të tërheqin më shumë investime, përfshirë edhe nga SHBA. Ata gjithashtu do të bëjnë të qartë se Shqipëria është gati për t’u anëtarësuar në BE”, shkruan Kim.