Reshjet e dëborës dhe ngricat nga temperaturat e ulëta kanë qenë prezente në një pjesë të madhe të vendit, por Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se nuk ka rrugë të bllokuara.

Kontraktorët me mjetet borëpastruese kanë qenë në terren kanë bërë shpërndarjen e kripës në të gjitha akset nacionale për të evituar ngricat

ARRSH njofton se në akset Qafë-Thore Theth dhe Kukës-Shishtavec qarkullimi bëhet me zinxhirë, ndërkohë që po punohet për pastrimin nga dëbora.

Drejtuesit e mjeteve këshillohen të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.

Shqipëria po përballet me ditët më të ftohta të dimrit, ndërsa parashikohet që temperaturat të pësojnë sërish rënie.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku variojnë: në zonat malore, nga -15°C në -1°C, në zonat e ulëta nga -6°C në 06°C dhe në zonat bregdetare nga -3°C në 08°C.

Era do të fryjë në drejtim Verilindor-Lindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -16°C në -7°C dhe në zonat e ulëta nga -12°C në -4°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës