Aktorja Zamira Kita ishte e ftuar në podkastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama. Teksa ka treguar fillimet e karrierës së saj, ajo ka rrëfyer se ka pasur shumë momente të vështira, madje ka menduar edhe të vrasë veten.
Zamira Kita: Kam bërë një film në ’86, sapo kisha mbaruar shkollën në ’85. Ma quajtën ikje pa leje… me Piro Milkanin filmi i parë, ai më çeli rrugën se mua deri atëherë nuk më merrnin në filma. Goditje e madhe, vuajtje e madhe. Unë në çdo moment goditesha. E morën vesh që bëra filmin. E mbarova filmin “Eja”. U dënova 6 muaj në bujqësi sepse ika nga puna dhe bëra filmin. Çfarë pune nuk kam bërë në bujqësi, kam bërë plitharë, kam qëruar fasule, qepë nga barërat e këqija. Jam kthyer në Teatër sepse ndoshta ju duhesha. Fillova të bëj estradë, krijova emrin tim dhe fillova të krijoj karaktere që ndoshta dhe sot kujtohen. Me aktorë si Aleko Prodani, Arben Dervishi. Fitova eksperiencë nga ta, filluan të më fusin nga pak në komedi, gjithmonë duke më luftuar. Isha gati për të dalë në shfaqje dhe vinin e shikonin shfaqjen e thoshin jo nuk do të jetë kjo. Në prova më hiqnin.
Edi Rama: Si i përjetoje këto? Qaje, i bije murit me kokë?
Edi Rama: Po dhe vjehrri sikur nuk të donte ty.
Zamira Kita: Po pse ma kujton. Ai e pati shumë të vështirë për faktin që isha aktore, jam 4 vjet më e madhe se Beni. Më pas ai donte, por karakteri i tij nuk e lejonte që të më fliste. Më pas ai ndërroi jetë pa më takuar kurrë. Ky është një nga pengjet e mi më të mëdhenj. Ai e kuptoi se sa e mirë isha unë për Benin, sa e doja, por ishte pak i vështirë në karakter.