Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve vendosi të administrojë provat e depozituara nga palët ankimore dhe ato që u depozituan sot nga Partia Demokratike. Po ashtu u vendos rrëzimi i kërkesës së kandidatit të pavarur, Boiken Abazi për të kryer ekspertizë në lidhje me një sërë fletësh votimi.

 Gjithashtu është rrëzuar edhe kërkesa e PD për kërkimin e 19 provave shtesë, kërkesa e Bojken Abazit për administrimin e kamerave në shkollën ‘Arben Bronzi’ dhe qendrën e votimit në këtë shkollë.

Ndërsa dy anëtarë të KAS kërkojnë të dhënat e pajisjes PEI që të administrohen si provë.

Mbledhja e KAS është pezulluar dhe do të rifillojë në orën 17.00 dhe pritet të merret vendimi për qarkun Durrës dhe Shkodër.

VERITAS.COM.AL