KAS ka rrëzuar ankimin e Partisë Demokratike për mos regjistrimin e kandidatit të Partisë Socialiste për bashkinë e Mallakastrës, Qerim Ismailaj.

Kështu Ismailaj mbetet në garë për zgjedhjet e “14 Majit”.

PD pretendon se Ismalilaj preket nga ligji i dekriminalizimit.  Partia Demokratike është zotuar se do ta çojë çështjen në Kolegj.

Kryetari i Bashkisë së Mallakastrës Qerim Ismailaj është dënuar në muajin shkurt nga GJKKO me 6 muaj burg, dënim që iu konvertua me 40 orë pune për interes publik, me akuzën për “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Ismailaj është dënuar nga GJKKO për falsifikim dokumentesh, pasi ai ka rezultuar i dënuar më parë në Greqi, pasi ka rrahur një person në vitin 1999. Ismailaj nuk e kishte deklaruar këtë në formularin e dekriminalizimit, por ka thënë se s’ka qenë në dijeni të këtij dënimi në Greqi. Ka qenë vetë Partia Demokratike që ka denoncuar dënimin e Ismilajt në Greqi, që më pas u zbulua nga përgjigja e letër porosisë greke