Ambasada e SHBA ka reaguar përmes një deklarate zyrtare për protestën e opozitës që do të mbahet të premten në 20:00 para Kryeministrisë.

SHBA u bën thirrje shtetasve të saj që të shmangin lëvizjet në zonën ku do të mbahet protesta, ndërsa kujton episodet e dhunshme të tubimeve të kaluara.

“Një demonstrim i madh pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit më 21 qershor 2019, duke filluar rreth orës 8:00 të pasdites. Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë.

Kohëzgjatja e demonstratës së pritshme është e panjohur. Demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën.

Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat. Personeli i Ambasadës së SHBA-së dhe anëtarët e familjes janë drejtuar për të shmangur të gjitha pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi. Ndërtesa e Parlamentit (Tiranë) Zyra e Kryeministrit (Tirana) Ndërtesa të tjera qeveritare (Tiranë)”, shkruan ambasada.

Veritas.com.al/