Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur sot, martë, rreth orës 10:00 në mbledhjen e tetë të institucionit të ri, me në fokus dy çështje të rëndësishme.

Sipas agjendës e mbledhjes pritet të miratohet projekt-rregullorja mbi “kriteret dhe procedurën për ngritjen në detyrë të prokurorëve pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.

Si çështje e dytë e rendit të ditës është miratimi i rregullores mbi “kriteret dhe procedurën për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë”, miratim pas të cilit do të bëhet edhe çelja e garës.

Dy emra janë të sigurt që do të garojnë: kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku dhe prokurori Olsian Çela. Nuk përjashtohet një emër i tretë në këtë garë, përflitet ai i Adnan Xholit, ish-kryeprokuror i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe aktualisht prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Veritas.com.al/