
Kryetari i Komisionit parlamentar për çështjet e Bashkimit Europian në Bundestag, Gunther Krichbaum, ia ka thënë dje në sy Edi Ramës se ‘hapja e bisedimeve me BE është e parakoshme’.
Me një status në Facebook, Krischbaum jo vetëm ka dhënë mesazhin e tij, por ka hedhur edhe një foto të Edi Ramës i cili duket se është i tërbuar nga ajo çfarë ka gjetur në Gjermani.
Dje kam pritur kryeministrin e Shqiperise. Ia thashë edhe shumë personalisht e në sy Edi Ramës, se hapja e negociatave është e parakohshme.
Përpjekjet e deritanishme për reforma nuk mjaftojnë’, shkruan Gunther Krichbaum, në faqen e tij në Facebook.
Veritas.com.al/