Sot në seancën parlamentare në Kuvend kanë munguar gjithë deputetët, ministrat, madje edhe vetë kryetari i Kuvendit që është edhe kryetar i LSI.

LSI, anëtare e koalicionit maxhoritar e ka lënë aleaten PS të vetme në punimet e Kuvendit përballë opozitës.

Vetëm kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, është kthyer në seancë pas tre orë mungesë. Vetëm në ora 14.00 ai është ulur në poltronin e postit të tij, kur seanca kishte nisur në ora 11.00.

Mediat që e kanë konstatuar mungesën dhe sallën bosh të Kuvendit, kanë komentuar se braktisja e LSI vjen pas përplasjeve që kanë ndodhur brenda koalicionit për shkarkimin e ministrit Manjani.

Por braktisja e LSI duket se nuk është kaq e thjeshtë. Me sa duket aleatja LSI po mat forcat që të braktisë Kuvendin deri në një qeveri teknike për organizimin e zgjedhjeve.

Presidenti Lu i SHBA ka deklaruar sot se me këtë qeveri nuk mund të ketë zgjedhje të lira.

/Veritas.com.al/