Edhe një herë, dy partitë e mëdha politike e kanë gjetur gjuhën e përbashkët, kur këmbanat bien për votat në Kuvend.
Ndërsa Partia Socialiste kërkonte votat në pellgun opozitar për të plotësuar 84 për votën e emigrantëve, Berisha, pas disa kërcënimeve, ka bërë një hap pas, duke paralajmëruar se do të votojë pro amendamentit që u mundëson emigrantëve të mos paguajnë asnjë cent për postën.
“Ka qenë kushti ynë ky. Këtë amendament sigurish e votojmë, nuk votojmë lëvizjen e afateve. Por ky është amendamenti ynë, s’mund të votojmë kundër tij.”
Berisha thotë se nuk do të votojë kundër asnjë amendament të propozuar nga PD. Na pakt, janë dhe dy të tjera të propozuara nga të tijët, numëruesit e partive për votën e diasporës, të cilën PD e ka kërkuar nga mosbesimi te KQZ, dhe shtyrja e skandencave të kartave ID, që qeveria ua zgjidhi me një VKM.
Mbetet vetëm një amendament, të cilin Berisha do e votojë kundër, afrimi me 10 ditë i afatit të dorëzimit të listës së kandidatëve. Por kryedemokrati e ka një arsye për këtë, dhe nuk e fsheh, primaret.
“Ka shqetësime nga drejtues të PD, e drejtë, koha është e ngushtë, por do zbatojmë statutin”.
Megjithatë, ky amendament mund të jetë edhe në interes të PS, por jo të KQZ, e cila nxiton të bëjë gati fletën e votimit për diasporën. 13 shkurti duket se do të jetë dita e paktit të radhës mes Ramës e Berishës, dhe kryedemokrati, u kujdes që edhe kësaj radhe të nxjerrë jashtë loje, të gjitha fraksionet e Partisë Demoraktike si Alibeajn që kishte kushtin e listave të hapura, kurse Lulzim Basha atë ditë mund të vijojë me ritualin e tij, duke mos shkuar fare në parlament./
Komente