Kofi Annan, Afrikani i parë me ngjyrë që u bë sekretar i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka vdekur në moshën 80 vjeç në Zvicër, tha një nga ndihmësit e tij.
Ai “u nda nga jeta paqësisht ditën e Shtune pas një sëmundjeje të shkurtër”, deklaroi të shtunën Fondacioni që mban emrin e tij.
Zoti Annan shërbeu dy mandate si shef i Kombeve të Bashkuara, nga viti 1997 deri në 2006, dhe i është akorduar Çmimi Nobel për Paqe për përpjekjet e tij në shërbim të humanizmit.
Më vonë ai shërbeu si i dërguar special i OKB në Siri, ku udhëhoqi përpjekjet për të gjetur zgjidhje paqësore ndaj konfliktit.
Në deklaratën ku njoftohet vdekja e tij, Fondacioni Kofi Annan e përshkruan atë si “burrë shteti global dhe me vepra thellësisht internacionaliste që luftoi gjatë gjithë jetës për një botë më të ndershme dhe më të paqtë”.
Veritas.com.al/