Janë ngritur shqetësime “për numrin dhe ashpërsinë e lëndimeve që rezultojnë nga përdorimi i forcës nga oficerët e zbatimit të ligjit” gjatë protestave anti-qeveritare të Jelekëve te Verdhe në Paris nga një organ pan-Evropian i të drejtave të njeriut.

Komisioni Evropian për të Drejtat e Njeriut ka botuar vërejtjet e tij fillestare pas një misioni në Paris mbasi komisionerja Dunja Mijatović udhëtoi të hënën në Paris për takime me qeverinë, policinë dhe “grupet e shoqërisë civile”.

Duke raportuar nivelin e lartë të dhunës dhe lëndimeve që rezultojnë nga protesta në Paris dhe në qytete të tjera franceze, të cilat kanë ndodhur gjatë 11 fundjavave të fundit, Mijatoviç tha: “Niveli i lartë i tensionit që aktualisht mbizotëron në Francë më jep arsye për shqetësim dhe besoj se ka një nevojë urgjente për të qetësuar situatën “.

Deklarata për shtyp e Këshillit të Evropës, një organ i ndarë por pranë Bashkimit Evropian, ka treguar: “Komisioneri është veçanërisht i shqetësuar për numrin e madh të njerëzve të plagosur, disa shumë seriozisht, në ose jashtë protestave, duke përfshirë predhat të ashtuquajtura armë të mbrojtjes ndërmjetëse, siç është hedhesi i raketave mbrojtëse. ”

Komentet erdhën vetëm disa ditë pasi një udhëheqës i lartë i Jelekeve te Verdhe u qëllua në kokë me një të ashtuquajtur ‘top-i shpejte ‘i anti-trazirave nga policia franceze dhe mund të humbasë një sy.

Duke pranuar stresin nën te cilin është policia, të cilën komisionerja vëren, përfshirë shokë të plagosur, si dhe “ngarkesë të tepruar pune dhe … trajnime të pamjaftueshme në teknikat e kontrollit të turmave” Mijatović shprehu shqetësim për “numrin dhe ashpërsinë e lëndimeve që rezultojnë nga përdorimi i forcës nga oficerët e zbatimit te ligjit. ”

Komisioneri paralajmëroi gjithashtu kundër veprimeve “disproporcionale” që aktualisht po diskutohen nga qeveria franceze për të goditur protestat anti-Macron, duke përfshirë ndalimin e demonstratave pa shqyrtim gjyqësor,i cili paralajmëroi ajo mund të përbënte një “kufizim të lirive të shprehjes dhe tubimit paqësor”.

Shprehjet shqetësuese vijnë një muaj pasi Amnesty International dënoi nivelin e dhunës policore të përdorur kundër Jelekeve te Verdhë, dhe pas imazheve dhe pamjeve te përleshjeve te policisë dhe protestuesve bërë në faqet e para te lajmeve në mbarë botën.

Veritas.com.al/