Në mbledhjen e sotme të komitetit të ekspertëve u bë prezantimi i situatës epidemiologjike. Drejtoresha e Epidemiologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini tha se rastet me Covid janë sërish në rënie, ndonëse javën e fundit është vërejtur një ulje e lehtë.
“Rastet janë të larta, 347 raste për 100 mijë banorë. Vetëm javën e fundit kemi një tendencë ulje, 1.2 herë më pak se një javë më parë, pra java 47 me 48. Qarku me peshën më të madhe është Tirana, pasuar nga Gjirokasta dhe Lezha.
Niveli i riskut sa i përket transmetimit është i lartë. Java e fundit ka treguar ndikim të masave ndërhyrëse dhe po mendohet të përvijohet”.
VERITAS.COM.AL/