Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Kashari, ku ka nisur puna për ndërtimin e stadiumit provizor që pritet të mirëpresë super spektaklin e reperit amerikan Kanye West në Shqipëri.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar video nga kantieri, ndërsa shkruan:
“Ka nisur puna në Kashar për stadiumin provizor që do të mirëpresë super spektaklin e Kanye West në Shqipëri.”
Lajmi për performancën e Kanye West në Shqipëri ka ngjallur interes të madh te fansat e muzikës, ndërsa pritet që eventi të tërheqë mijëra spektatorë nga vendi dhe rajoni.
Komente