Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe homologu i tij shqiptar, Edi Rama kanë mbajtur një konferencë të përbashkët, në Prishtinë.
Kosova i gëzohet progresit në Shqipëri dhe zhvillimit të mbarë shqiptarëve kudo. Dy qeveritë kanë potencial për të realizuar projekte që priten nga qytetarët e dy vendeve. Duhet të rrisim bashkëpunimin për më shumë drejtësi, bashkëpunim, për të dyja popujt.
Biseduam për të gjitha fushat e qeverisjes sonë të mirë dhe në veçanti u zotuam që e shohim si te rëndësishëm koordinimin gjithandej.
Sot biseduam për vazhdimin e marrëveshjeve ekzistuese. Ku janë nënshkruar rreth 150 marrëveshje, memorandume dhe protokolle. U vendos edhe mbledhja e përbashkët e dy qeverive që do të jetë në gjysmën e dytë të muajit nëntor. U dakorduam që ta kemi edhe një sekretarit koordinues për marrëdhëniet tona bilaterale që do të udhëhiqet nga Gentuian Sala.