( FOTO: Sohae ka qenëpozicioni i lëshimit të satelitëve, shumë i diskutuar në Korenë e Veriut)/ 

Imazhet e rinj që vijnë nga satelitët mbi Korenë e Veriut tregojnë se po restaurohen pozicionet e lëshimit të raketave që ishte premtuar se do të shkatërroheshin, thonë analistët.

Imazhet janë marrë dy ditë pas bisedimeve mes liderëve të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut që u mbyllën pa ndonjë marrëveshje për çarmatosjen bërthamore.

Vend- lëshimi i ‘Tongchang’ ka qenë përdorur për lëshimin e satelitëve dhe për provat e motorëve, por asnjëherë për lëshimin e raketave balistike.

Punimet për shpërbërjen e këtij pozicioni nisën vitin e kaluar, por ndaluan sapo bisedimet me SHBA dështuan

Veritas.com.al/