(FOTO: Ambasadorja Amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley thotë se SHBA është e pëgatitur që të mbrojë veten dhe aleatët)/ 

Shtetet e Bashkuara thotë se do të përdorë “forcën e vet të konsiderueshme” në Koren e Veriut ‘në qoftë se duhet’ pas provave raketore me rreze të gjatë të testuara të Martën.

Ambasadore e Shhteteve të Bashkuara , Nikki Haley tha se një Rezolutë e re do të paraqitet në Kombet e Bashkuara kundër Koresë së Veriut.

Ajo e përshkroi provën bërthamore si një përshkallëzim luftarak dhe njëkohësisht kërcënoi përdorimin e një kufizimi në treg.

Orë pasi foli ajo, Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Veriut lëshuan disa raketa të tjera në Detin Japonez si pjesë e provave ushtarake.

Por Pyongyang  deklaroi se nuk do të negociojë edhe pse Shtetet e Bashkuara përfundoi ‘politikën armiqësore’ kundër Koresë së Veriut.

Lëshimi i raketave të Martën, seria më e fundit e provave, ishte një provokim ndaj ndalimit të amrëve bërthamore që ka vendosur Këshilli i Sigurimit.

Veritas.com.al/