Qeveria britanike ka urdhëruar qytetarët ë të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin vetëm një numër i kufizuar dhe në rrethana të limituara. Gjithashtu është ndaluar çdo grumbullim publik të më shumë se dy vetëve. Kjo bëhet në përpjekje për të ulur mundësin e përhapjes së koronavirusit.

Duke iu drejtuar kombit ditën e Hënë në mbrëmje në emër të grupit të emergjencës kombëtare COBRA, kryeministri Boris Johnson tha se masat e shpallura deri tani- që përfshijnë rregullat për pub-et, baret, restaurantet që mbyllen- këshillon publikun që të qëndrojë në shtëpi- ku nuk ka më kohë për të pritur në luftën kundër përhapjes së koronavirusit në gjithë vendin.

VERITAS.COM.AL