Patrick Devedjian kishte njoftuar vetëm tre ditë më parë se ishte infektuar me koronavirus. Kryeministri Philippe pranon se situata në Francë do të përkeqësohet në ditët në vijim

Gabriele Laganà

Eshtë një vdekje që ka tronditur Francën ajo e Patrick Devedjian, ish-ministrit 75-vjeçar të Nicolas Sarkozy dhe presidentit të Këshillit departamentar të Hauts-de-Seine.

Burri që u shua në spitalin në Nanterre është një nga shumë pacientët që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit. Sidoqoftë, ajo që na goditi është  mbi të gjitha tempizmi rrufe i dramës : ish-ministri, në të vërtetë, njoftoi se ishte infektuar nga infeksioni vetëm tre ditë më parë.

Lajmi u publikua nga departamenti parizien. Devedjian ishte emëruar ministër për emergjencën financiare në 2008 nga Sarkozy, gjatë krizës ekonomike, duke mbuluar detyrën për dy vjet.

Situata shëndetësore në Francë është gjithnjë e më e rëndë. Vetëm dje u regjistruan 319 vdekje të tjera të personave të infektuar me koronavirus, duke e cuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 2.314. Numri i pacientëve të infektuar është rritur në 37.575. Më e keqja nuk ka ardhur ende. Për të paralajmëruar qytetarët ishte Kryeministri Edouard Philippe i cili, gjatë një konference për shtyp për të marrë në konsideratë emergjencën e koronavirusit në vend,ka lëshuar një alarm specifik, duke spjeguar se “15 ditët e para të muajit prill do të jenë edhe më të vështira se 15 ditët që sapo kaluan “.

Beteja sapo ka filluar“, ka paralajmëruar Philippe i cili më pas ka kujtuar dy boshtet kryesore të strategjisë së qeverisë franceze: “rritjen e kapacitetit tonë të pritjes në shërbimet e reanimacionit dhe rrafshimin e kurbës së infektimeve” falë masave të kufizimit dhe recetës për të qëndruar në shtëpi. “Nuk do ta lejoj të thuhet – vazhdoi Kryeministri – se ka pasur një vonesë në vendimin për kufizimin” të marrë në 17 mars dhe të zgjatur deri më 15 prill. “Në atë moment– përfundoi Philippe – kishte më pak se 8,000 raste dhe më pak se 200 vdekje. Kur të vijë koha, do të mësojmë nga kjo krizë. Nuk jam nga ata që i shmangem përgjegjësisë, por ua lë atyre që mendojnë se e dinë gjithmonë në menyrë perfekte se çfarë duhet ta bëjme këtë luks ”.

Ndërkohë, siç ka njoftuar Ministri i Shëndetësisë Olivier Veran, Franca ka urdhëruar mbi një miliard maska për të mbrojtur mjekët dhe infermierët e angazhuar në luftën kundër koronavirusit. Vetë Veran, i cituar nga faqja e Le Figaro, ka shpjeguar se dërgesat do të stivosen në javët dhe muajt e ardhshëm. Për të lehtësuar dërgesat, është organizuar një urë ajrore midis Francës dhe Kinës. Ministri tha se 5 milion teste ishin porositur gjithashtu për të zbuluar infeksionin në vetëm 15 minuta.

VERITAS.COM.AL