Tërmeti i fuqishëm 6.4 ballë që lëkundi Shqipërinë ka ulur në gjunjë vendin, ndërkohë që nga të dhëna jozyrtare, raportohet se 12 persona kanë mbetur të vdekur dhe disa nën rrënoja.
Instancat pëkatëse po bëjnë maksimumin për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve por situata duket se nuk po përballohet.
Shtete fqinje kanë shprehur solidarizimin me vendin, duke ofruar mbështetje me forca civile. Ndërkohë nga Kosova janë nisur një sërë mjetesh ushtrie të cilat po i vijnë në ndihmë vendit në këtë ditë të rëndë për të gjithë shqiptarët.
Presidenti Meta falenderon publikisht Kosovën për ndihmën e madhe që po jep në këto momente të vështira që po kalon vendi ynë.