Ka nisur seanca ku pritet që të votohet qeveria e re e Kosovës me në krye me Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Seanca është duke u udhëhequr nga Kujtim Shala, nënkryetar i Kuvendit nga radhët e LDK’së.

Qeveria me në krye  Albin Kurtin është rrëzuar pas mocionit të mosbesimit që erdhi si rrjedhojë  e shkarkimit të Agim Veliut nga posti i Ministrit të Punëve të Brendshme.

Pas shkarimit të qeverisë Kurti, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kërkuar disa herë nga Vetëvendosje të propozojnë një emër për mandatar. Pasi  LVV’ja nuk e dorëzoi një emër te kreu i shtetit, presidenti këtë të drejtë ia kaloi partisë së dytë të dalë nga zgjedhjet, LDK.

LDK’ja ka propozuar për kryeministër, Avdullah Hotin, ndersa ka lidhur marrëveshje koalicioni me AAK’në, Nismën dhe minoritetet e Listën Serbe./GazetaExpress/

VERITAS.COM.AL