Pasi kanë dështuar disa takime e negociata mes LVV dhe LDK për formimin e qeverisë së re, kryetari i LVV ka deklaruar se ‘këtë punë e bëjnë vetëm të huajt’. Ai iu ka bërë kërkesë vendeve të Quintit që të bëhen ndërmjetës për krijimin e qeverisë.

Por përfaqësitë e këtyre vendeve kanë mohuar çdo pjesëmarrje të tyre në këtë aferë.

Shtetet e Quintit, në një deklaratë të përbashkët, kanë bërë të ditur se nuk mbështesin asnjë subjekt apo kandidat të veçantë në negociatat politike që po zhvillohen ndërmjet VV e LDK-së dhe se nuk janë duke ndërmjetësuar në këtë çështje.

“Ne përfaqësojmë shtetet që janë thellësisht të përkushtuara ndaj Kosovës demokratike dhe të pavarur. Çdo sugjerim se qeveritë tona përkrahin ndonjë parti apo kandidat të veçantë në zgjedhje është i pasaktë… përgjegjësia për të ardhmen e Kosovës, për udhëheqësit e Kosovës, dhe për vetë Kosovën, është vetëm e juaja, e popullit të Kosovës. Ne nuk do të ndërmjetësojmë. Ne i inkurajojmë të gjithë aktorët politikë në Kosovë që të përqendrohen në aspiratat e popullit të Kosovës”, thuhet në fund të deklaratës së ambasadës së Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

VERITAS.COM.AL/