As afati 48 orësh i lënë nga KQZ me qëllim plotësimin e dokumentacionit për regjistrimin e PD në zgjedhjet vendore të 14 majit, duke se nuk ka ndërmend të ‘zgjojë’ Lulzim Bashën.

Përmes Gazment Bardhit, PD thotë se nuk do të ketë asnjë plotësim dokumentacioni, ndërsa ai i dorëzuar prej tyre konsiderohet i plotë.

“PD ka dorëzuar dokumentacionin e plotë ligjor për regjistrim. Deklaratat e sotme politike të KQZ nuk kanë asnjë lidhje me ligjin, por janë formalizim i një vullneti politik ekstraligjor. Nuk do të ketë asnjë plotësim dokumentacioni sa kohë ai është dorëzuar i plotë!” -shkruan Bardhi.