Veritas
  • Kreu
  • Lajme
  • Analizë
  • Politikë
  • Biznes
  • Bota
  • Arte
  • Shkencë
  • Life
  • Style
  • Sport
  • Foto
  • Video
14 Maj 2021

Krahu i Berisha- Metës i kërkon Bashës të ndërpresë marrëdhëniet me SHBA-BE. ‘Diplomatët nuk kanë punë me ne!’

Berisha dhe Meta tërheqin Bashën në linjën radikale pas humbjes së radhës. Gazetari që drejton televizionin e tyre thirrje kreut të PD-së që të mos lejojë hyrjen e ambasadorëve të SHBA-BE në selinë blu.

Adriatik Doci 

Sali Berisha po shton presionin mbi Lulzim Bashën, duke e tërhequr drejt linjës radikale dhe konfrontuese, pas pozicionimit pro qëndrimit në krye të Partisë Demokratike, edhe pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Disa ditë më parë, Berisha i dha një mesazh të qartë Lulzim Bashës, teksa mori në mbrojtje Ilir Metën. Me këtë qëndrim, Berisha kërkon vijimin e aleancës me LSI-së dhe bashkëpunimin me Metën, ndonëse partia e tij preku fundin në zgjedhje dhe kontribuoi për disfatën e opozitës. Në një kohë kur Basha vijon të heshtë për shkarkimin e Metës dhe mes PD-LSI kanë nisur akuzat e koduara, Berisha kërkon vijimin e aleancës me Metën, me të cilin e bashkon lufta kundër reformës në drejtësi dhe kundërvënia ndaj SHBA-BE.

Ndërkaq, sot, Basha ka marrë një tjetër mesazh, edhe me radikal, nga krahu i Familjes Berisha. Çim Peka, një gazetar që drejton një televizionin të familjes Berisha-Meta, i ka propozuar Lulzim Bashës ndërprerjen e marrëdhënieve me SHBA-BE. Sipas tj, Basha nuk duhet të lejojë ambasadorët e Perëndimit që të hyjnë më në selinë e PD dhe se ata nuk kanë më punë me opozitën.

“E di se cili do të ishte fjalimi që Lulzim Bashës do t’i jepte moralin e vazhdimit të opozitës, që unë jam i bindur se ai njeri nuk e bën. Duhet të dilte e të mblidhte popullin e opozitës e t’u thoshte ‘nga ky moment, asnjë diplomat i huaj, i cili nuk e ka fuqinë të shantazhojë Tom Doshin, nuk mund të shantazhojë më shumë se gjysmën e shqiptarëve. Nuk ka punë në këtë seli dhe nuk ka punë me ne’”, shkruan Peka.

Propozimi radikal, për ndarjen e Partisë Demokratike nga SHBA-BE, është në linjën e Sali Berishës dhe Ilir Metës. Ky i fundit i shpalli zgjedhjet e 25 prillit një referendum kundër ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim dhe reformës në drejtësi, investimit më të madh të Perëndimit në Shqipëri. Sulmet ndaj Yuri Kim janë një nga arsyet sepse Kuvendi kërkon të shkarkojë Ilir Metën, i cili akuzohet se ka cenuar rëndë marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA. Megjithatë, Berisha e konsideron puç shteti shkarkimin e tij. Gjithashtu, ndërsa Lulzim Basha u përfshi në një dilemë për qëndrimin që duhet të mbante pas humbjes, Sali Berisha nxitoi duke i shpallur zgjedhjet të deformuara, si alibi për vijimin e kontrollit të partisë përmes Bashës.

VERITAS.COM.AL

Etiketa:

  • basha
  • Berisha
  • PD
  • SHBA
  • Më tepër

  • Rruga drejt BE/ Rama: Sfida e sfidave është siguria ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit!
  • Rruga drejt BE/ Kryenegociatorja Dhuka: Shqipëria duhet të kalojë në fazën e mbylljes së kapitujve
  • Negociatat për anëtarësimin në BE/ Rama: Shqipëria ecën me hapa konkretë për të përmbushur reformat që na përafrojnë me standardet europiane
  • Këngëtarja legjendare greke Marinella vdes në moshën 87 vjeç
  • Spanja mbyll hapësirën ajrore për operacione në luftën kundër Iranit.
  • Skënder Hita në krye të Policisë së Shtetit!
  • Babai i Ervis Martinaj për herë të parë në GJKKO, Mustafa Martinaj: Djali është vrarë në Durrës
  • “Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…
  • Tërmet sot në mëngjes, magnituda 3.9, epiqendra në Belsh.
  • Kryeministri Rama publikon pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit.
  • Të ngjashme

    Dodik kërkon ekspansionin e Serbisë, Rama kritika BE-së: ‘I befasuar, kanë 3 ditë pa reaguar’.
    Aqif Rakipi dhe Ylli Ndroqi, në listën e zezë të SHBA-ve
    Vittorio Sgarbi/ Kritiku i njohur italian: Rama reformator, po sfidon të vjetrën, Italia ta mbështesë

    Më të lexuarat

    Pini ujë farash chia për t’u dobësuar
    Pini ujë farash chia për t’u dobësuar
    Breaking | 77 437 | |
    Maska rigjeneruese për flokë të dëmtuar
    Maska rigjeneruese për flokë të dëmtuar
    Shëndet | 77 380 | |
    Gazetarja Erisa Zykaj konteston sjelljen e padenjë të zotit Junker ndaj mediave evropiane.
    Gazetarja Erisa Zykaj konteston sjelljen e padenjë të z ...
    Breaking | 68 227 | |
    Theresa May flakëron mbi Izraelin, hap një front tjetër me Amerikën e Donald Trump.
    Theresa May flakëron mbi Izraelin, hap një front tjetër ...
    Bota | 60 740 | |
    Pas zgjedhjeve, gruaja që hetoi mbi Fondacionin Clinton gjendet e vdekur.
    Pas zgjedhjeve, gruaja që hetoi mbi Fondacionin Clinton ...
    Amerika | 23 500 | |

    na ndiqni

    • Sitemap
    • Kontakt

    ©2026 Veritas. All rights reserved

     

     

    Drejtor:
    Frrok Çupi
    Email: [email protected]


     

    Analizë

  • Report plus
  • Dosier
  • Koment
  • Profil
  • Editorial
  • Media
  • Intervistë
  • Pikëpamje
  • Letra Editorit
  • Arte

  • Art
  • Filmi
  • Libri
  • Stil
  • Showbiz
  • Traditë
  • Revista
  • Spektakli
  • Biznes

  • Treg
  • Finance
  • Paraja
  • Turizëm
  • Bota

  • Zgjedhjet në Amerikë
  • Euroazi
  • Ballkani
  • Europa
  • Amerika
  • Lindja e Mesme
  • Administrata e re Trump
  • Inaugurimi i presidentit Trump
  • Shtëpia e Bardhë
  • Azia
  • G20
  • SHBA- RUSI
  • Lajme

  • Lajm në thellësi
  • Raport Special
  • Breaking
  • Soft News
  • Funny Story
  • Info Cafe
  • Life

  • Shëndet
  • Këshilla për jetën
  • Entertainment
  • Te çuditshme
  • Besimet
  • Weekend
  • Politikë

  • Fakti i ditës
  • Vendi
  • Europa
  • Zgjedhjet...
  • Parlament
  • Ligjet
  • Bashkimi Europian- BE
  • Kriza
  • Qeveria
  • Opozita
  • Shkencë

  • Teknologji
  • Mjedis
  • Novacion
  • Mobile
  • Weather
  • Sport

  • Vendi
  • Bota
  • Style

  • Trupi
  • Games & Puzzles
  • na ndiqni

    • Sitemap
    • Kontakt

    ©2026 Veritas. All rights reserved

     

     

    Drejtor:
    Frrok Çupi
    Email: [email protected]