Një mori shtetesh, përfshi disa, të cilat janë pjesë e Këshillit, janë bashkësponsorizuese të këtij aktiviteti, i cili do të zhvillohet më 27 prill, në orën 15:00 me atë lokale të New York-ut.
Shqipëria do të jetë e përfaqësuar nga vetë ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.
E para do të jetë Komisionerja e Lartë për të Drejtat e Njeriut pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Michelle Bachelet.
Më pas, Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare, i cili është edhe i ngarkuar me hetimin e fakteve në Ukrainë, Karim Khan.
Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova, do të jetë po ashtu pjesë e takimit, si edhe disa përfaqësues të organizatave joqeveritare.
Në vëmendje të veçantë të takimit do të jetë llogaridhënia dhe rëndësia e dokumentimit të krimeve të kryera në Ukrainë pas agresionit rus, si dhe mobilizimin e komunitetit ndërkombëtar për të ndihmuar mekanizmat ligjorë ndërkombëtare, si Gjykata Ndërkombëtare Penale.
Ky takim vjen fill një muaj pas themelimit në OKB në New York dhe Gjenevë, të Grupit të Miqve për Llogaridhënie pas agresionit rus, ku Shqipëria është bashkëkryetare.
Mbështetësit kryesore, janë SHBA-të, Britania e Madhe, Irlanda dhe Norvegjia, të cilat janë pjesë e Këshillit të Sigurimit.
Sa u përket vendeve të tjera anëtare në OKB, të cilat e bashkësponsorizojnë ngjarjen, bëhet fjalë për Australinë, Belgjikën, Kolumbinë, Kroacinë, Gjermaninë, Maqedoninë e Veriut, Holandën, Bashkimin Evropian etj.
I gjithë takimi pritet të zgjasë rreth tri orë, nga ku do të nxirren edhe përfundimet përkatëse.